​5 raste të reja me koronavirus në Malishevë, njëri kishte vdekur para dy ditësh

Aktuale

​5 raste të reja me koronavirus në Malishevë, njëri kishte vdekur para dy ditësh

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39, ndërsa numri i të vdekurve në 8 raste.

Këto të dhëna sot janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Në Komunën e Malishevës prej fillimit të pandemisë janë 135 raste me COVID-19, prej tyre 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje.

Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë një rast në Malishevë, një në Lladrovc, një në Kijevë, një në Llazicë dhe një rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë, njofton Komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat