Ky është vëllai i Smajl Latifit që vdiq nga Koronavirusi

Aktuale

Ky është vëllai i Smajl Latifit që vdiq nga Koronavirusi

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 16:33
Adem Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka konfirmuar se vëllai i tij, Ademi, ka vdekur nga Koronavirusi.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ndarja nga vëllai është shumë e rëndë, përcjell Bota sot.

Latifi ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot nga ora 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem( Malush) Latifi.

E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem!

Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur.

Mungesën tënde do ta ndjejmë, vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë. Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.

Varrimi bëhet sot me datë 31 korrik 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Prehu në paqe, baca im Adem!

Të pikëlluar familja Latifi!

SL

Image
Adem Latifi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat