Mërzitet Kadri Veseli, i vdes një i afërm: Ishte frymëzim për mua - Bota Sot
Mërzitet Kadri Veseli, i vdes një i afërm: Ishte frymëzim për mua

Aktuale

Mërzitet Kadri Veseli, i vdes një i afërm: Ishte frymëzim për mua

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:19
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka njoftuar se ka vdekur mësuesja e tij e parë, Kimete Berisha.

Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe të afërmve, duke thënë se vdekja e mësueses e ka mërzitur pa masë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Berisha ishte frymëzim për të.

Reagimi i Veselit në Facebook:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë.

Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua.

Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve!

Pushofsh në paqe, mësuesja ime!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat