Vdes zyrtari i LDK-së

Aktuale

Vdes zyrtari i LDK-së

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë veprimtari i LDK’së, Selman Shabani.

Lajmin e ka bërë publik ish- deputeti i kësaj partie, Adem Salihaj.

Njoftimi i plotë i Salihajt:

Qenka ndarë nga ne edhe Selman Shabani, një lajm vërtetë i pikëllueshëm.

Selman Shabani për shumë dekada ishte veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe çështjes kombëtare, gjithnjë i palodhshëm, i heshtur dhe i sinqertë, me një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i gatshëm për veprimtari dhe sakrificë edhe në rrethanat më të rënda.

Ngushllime të sinqerta familjes dhe nëndegës së LDK-së në Gaçkë!
Do ta përkujtojmë gjithnjë me respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat