Trajtoi një ndër rastet e para me Covid, mjeku nga Kosova jep paralajmërimin e rëndë

Aktuale

Trajtoi një ndër rastet e para me Covid, mjeku nga Kosova jep paralajmërimin e rëndë

Nga: P.R Më: 1 gusht 2020 Në ora: 18:53
Pamje nga Klinika Infektive

Dr. Drilon Gashi, ishte njëri ndër të parët që trajtoi pacientët me Covid-19 në Kosovë.

Gashi ishte mjeku që e kishte mjekuar pacienten nga Bubaveci i Malishevës, e cila ishte një ndër rastet me të para në Kosovë, e cila rezultoi pozitiv më Covid-19 në Kosovë.

Meqenëse kishte pasur kontakt me të infektuarën, Gashi iu nënshtrua karantinimit, e ku pastaj doli negativ në testin për Covid.

E sot, kur numri i të prekurve me Covid në Kosovë është alarmant, Gashi vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve, të cilët kërkojnë shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

E lidhur me situatën e krijuar në Kosovë dhe rritjen e numrit të rasteve, doktor Drilon Gashi ka folur për gazetën “Bota Sot”.

Image
Dr. Drilon Gashi

 

“Po situata aktuale në Kosovë është shqetësuese duke pas parasysh numrin e madh të rasteve pozitive dhe vdekjeve që po ndodhin, natyrisht që më shqetësues fakti është edhe numri i madh i rasteve të cilët po kërkojnë ndihmë këto ditë pranë ordinancave tona dhe jo te gjithë mund të testohen. Trendi i rritjes së rasteve në radhë te parë i përgjigjet natyrës së një virusi respirator që si tillë shpërndahet shpejt në komunitet, i cili do të frenohej vetëm me një trajtim specifik (vaksinë) ose me ndryshim të strukturës së tij”, thotë Dr. Gashi për “Bota Sot”.

Sipas tij, nëse vazhdon ky trend i rritjes së numrit, shëndetësia kosovare do të shkojë drejt kolapsit.

“Natyrisht që kjo sëmundje nga fillimi me mesatare është llogarit me 3-4% e që natyrisht për neve mbetet shqetësues duke pas parasysh kapacitetet spitalore dhe organizative në aspektet e ndryshme ndoshta mesatarja e vdekshmërisë mund të jetë më e thellë. Neve çdo dite po shohim pamje nga klinikat tona, çdo ditë kemi vështirësi në hospitalizimin e pacientëve tonë që nuk mundemi t’i trajtojmë më tutje në mënyre ambulantore. Nëse nënkupton që një pacient me nevojë për hospitalizim nuk ka shtrat në spital atëherë edhe mund te jetë katastrofë!”, thotë më tej Gashi.

Për fund, ai u bën apel të gjithë qytetarëve që t’i bartin maskat dhe të mbajnë distancën fizike.

“Masat qe po i promovojmë janë në mbrojtje të shëndetit të secilit, ato janë mbajtja e distancës dhe kur nuk është e mundur të përdoret maska, t’i ikim ambienteve te mbyllura dhe grupeve te njerëzve. Natyrisht të gjithë duhet te kuptojmë që asnjë aktivitet tjetër nuk ka rëndësi më shumë se shëndeti”, përfundon doktor, Drilon Gashi për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat