Agjenda e kryeministrit Hoti për sot

Aktuale

Agjenda e kryeministrit Hoti për sot

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 07:22
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të vizitojë Komunën e Dragashit.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti fillimisht do të inspektojë punët në rrugën Zhur-Drenas, duke filluar nga ora 10:00.

Gjysmë ore më vonë, kryeministri do të vizitojë fabrikën për përpunimin e mishit “Meka” në Plavë-Dragash.

Në ora 11:00, do të vizitojë fermën “Qendra”, në Plavë si dhe në fund do të takohet me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Krushevë në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat