“Mjafton të sundojë korrupsioni e të mos shqetësohen hajnat nga Albin Kurti!”

Aktuale

“Mjafton të sundojë korrupsioni e të mos shqetësohen hajnat nga Albin Kurti!”

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:12
Albin Kurti

Zyrtari nga Lëvizja Vetëvendosje Hysamedin Feraj, ka ironizuar se populli i Kosovës është i lumtur me qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se gjithçka tani ka rënë në qetësi, pasi nuk po qeveris kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka numëruar gjërat se çka po ndodhin, pasi nuk po qeveris Kurti.

Sipas tij, mjafton të sundojë korrupsioni në vend e të mos shqetësohen hajnat nga ish-kryeministri, përcjell Bota sot.

Postimi i Ferajt në Facebook:

Te dashur miq!

Këto ditë nuk kam shkruar mbasi jam i qetë, sepse popullata shumicë e Kosovës është e lumtur:

- Albin Kurti nuk qeverisë më;

- Shefat e bordeve i rimarrin rrogat modeste: pak mbi 5000 euro në muaj;

- Ndërmarrjet e drejtuara prej tyre vazhdojnë të rrënohen në qetësi;

- Qeveritarët e vazhdojnë të qetë korrupsionin, me ndonjë grindje të vogël, por pa dëm për ta;

- Gazetarët dhe analistët iu kthyen rehatisë së moçalit ku u rritën gjatë dy dekadave;

- Grenelli prehet i lumtur për suksesin e grushtetit, edhe pse në një vend ku s'ishte vështirë të bëhej dhe që as nuk e përmend më;

- Miliardat e dollarëve të premtuar nga Grenelli dhe miliardi i eurove i premtuar nga LDK pushojnë të qetë në buxhetin e shumëfishuar të Kosovës, sepse nuk prishen kot duke ngritur rrogat e mjekëve, as duke ndihmuar biznesin, e të mos flasim për ndihmë Kosovës lindore;

- Bondstilli rron në dhe për paqe, sepse nuk ka për detyrë ta mbroj pavarësinë e Kosovës nga politikanët e saj, teksa sodit i habitur si po e kafshojnë kudo që munden;

- Organizatat ndërkombëtare nuk kanë më asnjë hall me marrë vendim për kërkesat e Kosovës për anëtarësim, sepse janë garantuar që s'do të ketë kërkesa të atilla;

- Covid-19 përhapet i pashqetësuar nga masat ndaluese të Arben Vitisë;

- Popullata që i jep më rëndësi të drejtës së lëvizjes kot sesa të drejtës së jetës, grumbuj-grumbuj lëviz e lumtur;

Gjithçka ka rënë në qetësi, ka arritur paqen, lumturinë, atë sublime; ataraksinë do të thoshte Aristoteli, nirvanën do të thoshin budistët, atë transhendentale: shkëputjen dhe shkuljen e plotë të mendjes nga... vetja!

S'ka ma mirë! Mjafton të sundojë korrupsioni e të mos shqetësohen hajnat nga Albin Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat