Thaçi i shprehë ngushëllime familjes Latifi

Aktuale

Thaçi i shprehë ngushëllime familjes Latifi

Nga: E.B Më: 2 gusht 2020 Në ora: 12:33
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar rreth vdekjeve të fundit në Kosova, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Thaçi ka thënë se i trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, shkruan “Bota Sot”.

Me këtë postimi presidenti i shprehë ngushëllime familjes Latifi dhe të gjithë atyre që kanë humbur familjarët e tyre.

Postimi i plotë:

Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat