Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë - Bota Sot
Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Aktuale

Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:34
Ilustrim

Pronarët e pishinave kanë paralajmëruar se nesër (03 gusht, 2020), do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.

Këtë e ka bërë të ditur, përfaqësuesi i të gjitha pishinave në Kosovë, Diamant Paçarizi, i cili ka shtuar se në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, ata do ta bllokojnë kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Nesër në ora 14:00 pronarët e të gjitha pishinave në Kosovë do të organizojnë një protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë (para Qeverisë) për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë”.

“Ftojmë Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj që sonte më së largu deri në ora 20:00 në mbrëmje t’i ftojë në takim – në të kundërtën protestat janë të pashmangshme”.

“Në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, protestuesit paralajmërojnë një protestë në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku do ta bllokojnë daljen e veturave”.

“Gjatë vikendeve vërehet një fluks i madh i veturave nga Kosova që shkojnë për të pushuar në Shqipëri, ku nuk respektohen as masat minimale kundër virusit. Ne posedojmë fotografi dhe video ku shihet fluks i madh në bregdetin shqiptar të datës 1 gusht, 2020”.

“Në Polici kemi bërë kërkesë që ta zhvillojmë protestën, por nga që nuk po punon administrata sot, na thanë që kërkesën ta dorëzojmë të hënën në mëngjes”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat