Arrestoi veteranin e UÇK-së, Miftaraj: Ja pse Shqipëria s’mund të paguajë për dështimet e Kosovës

Aktuale

Arrestoi veteranin e UÇK-së, Miftaraj: Ja pse Shqipëria s’mund të paguajë për dështimet e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:33
Ehat Miftaraj

Policia e Shqipërisë ka ndaluar Murtez Kastratin, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me kërkesë të Interpolit. Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati, ka bërë të ditur se ka informacione se, Serbia ka përpiluar një listë të re me emra të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Kastrati është liruar para dy orësh nga policia shqiptare.

Mirëpo, arrestimin e tilla, sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Shqipëria i ka për detyrë t’i bëjë. Kjo pasi sipas tij, Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe e njëjta duhet të veprojë në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi në rast të fletë arresteve ndërkombëtare, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka theksuar se Shqipëria nuk mund të paguajë për dështimet e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se Kosova duhet të jap përgjigje se pse edhe në vitin 2020 ka më qindra e mijëra fletëarreste të lëshuara nga Serbia për shqiptarë të Kosovës.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe e njëjta duhet të veprojë në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi në rast të fletë arresteve ndërkombëtare.

Ekzekutimi i kërkesave të Interpolit nuk është fontanë dëshirash, e as mundësi me i përdor për ndjenja patriotike. Është obligim ndërkombëtar. Shqipëria e ka obligim me arrestu secilin që është në sistem të Interpolit.

Sigurisht se gjykatat në Shqipëri do i lirojnë të njëjtit nëse Kosova dinë me arsyetu se këto arrestime janë politike, sikurse kanë vepruar shume gjykata të shteteve të BE-së, e sikurse ka raste kur shtete të caktuara kohëve të fundit po i ekstradon në Serbi çlirimtaret tanë.

Shqipëria nuk mundet me pagu për dështimet e Republikës së Kosovës.

Kosova duhet të jap përgjigje se pse edhe në vitin 2020 ka më qindra e mijëra fletëarreste të lëshuara nga Serbia për shqiptarë të Kosovës, e ka disa sosh të lëshuara nga Kosova për krimet e luftës nga shteti serb në Kosovë.

I kuptoj zërat që kërkojnë llogari nga Shqipëria e që kanë nga mllefi dhe dëshpërimi ku kemi rënë si shtet, ama më vjen kërrdi nga pseduopatriotët që këtë rast e shfrytëzojnë për poena politik ose me ia ba argatin politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat