E varrosi vëllain pasi i vdiq nga kanceri, Shkumbin Demaliaj ka një falënderim edhe për Vjosa Osmanin - Bota Sot
E varrosi vëllain pasi i vdiq nga kanceri, Shkumbin Demaliaj ka një falënderim edhe për Vjosa Osmanin

Aktuale

E varrosi vëllain pasi i vdiq nga kanceri, Shkumbin Demaliaj ka një falënderim edhe për Vjosa Osmanin

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:55
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj, ka humbur së fundmi vëllain e tij, Jahirin, nga kanceri.

Ai ka falëndëruar të gjithë ata që i ndihmuan ta riatdhesojnë nga Franca dhe ta varrosin në vendlindje vëllain e tij. Ndër ta, Demaliaj ka përmendur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe të gjithë deputetët, për gatishmërinë e tyre për çfarëdo ndihme që ka nevojë familja, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i deputetit të AAK-së në Facebook:

Me rastin e ikjes nga kjo botë e vëllait tonë Jahirit, unë dhe familja me respekt dhe me dashamirësinë më të madhe i falënderojmë të gjithë ata që na ngushëlluan dhe na ndihmuan

Duke filluar nga ndihma që vëllain ta riatdhesojmë dhe ta varrosim në vendlindje e deri te ata që me praninë e tyre morën pjesë në ngushëllime dhe veçanërisht në ceremoninë e varrimit.!!

Në veçanti do dëshiroja ti falënderoja

-Ramush Haradinajn-ish KM

-Meliza Haradinaj- Ministre e MPJ dhe Diasporë dhe stafin e saj, si dhe Korin Diplomatik dhe Ambasadorët në Shqipëri, Francë dhe Gjermani..!!

-Gjithë Kolegët Deputet deri te Kryetarja e Kuvendit znj.Vjosa Osmani për ngushëllime dhe gatishmërinë e tyre për çfarëdo ndihme që ka nevojë familja (dua të veçoj këtu Gjeneralin Daut Haradinaj).

-Ministra dhe bashkëpunëtorë të tyre

-Bashkëluftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.

-Përfaqësuesit E Komunës së Deçanit(Kryetarin Bashkim Ramosaj, nënkryetarin Sami Cacaj me bashkëpunëtorë).

- FSK-në dhe Policinë e Kosovës

- Të gjithë përfaqësuesit fetar.

Miq, shokë, dashamirë unë dhe familja ime dëshirojmë që askush të mos përjetoj humbje të anëtarëve të familjes së tyre. Zoti u nderoftë dhe u shpërbleftë.!!

Përjetësisht u jemi Mirënjohës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat