Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK-së - Bota Sot
Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK-së

Aktuale

Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK-së

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:19
Sali Berisha

Ish -kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë sot ish-ushtarit të UÇK-së Murtez Kastrati, nga Policia e Shqipërisë.

Kastrati ishte në listën e INTERPOOL-it, më kërkesë të Serbisë. Por, Berisha këtë veprim e ka quajtur akt antikombëtarë.

Postimi i plotë:

Një akt tjetër antikombëtar!

Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat