Ministri i Tregtisë premton se bizneseve do t’u dilet në ndihmë

Aktuale

Ministri i Tregtisë premton se bizneseve do t’u dilet në ndihmë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:33
Foto nga vizita

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me kyeministrin Hoti, ministrat Abrashi dhe Mustafa kanë vizituar disa biznese dhe fermerë në Dragash.

Pas këtyre vizitave, Krasniqi ka shkruar në “Facebook”, se prioritet i tij është sektori privat, si sektori i vetëm mbi të cilin bazohet zhvillimi ekonomik.

“Nga afër u njoftuam me dinamikën e punës, nevojat dhe kërkesat e këtyre bizneseve dhe fermerve, si kompani shembull në regjionin e Prizrenit”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më tutje ai thotë se si ministër i Tregtisë dhe Industrisë i siguron të gjithë qytetarët e Dragashit se dora e shtetit do të ndjehet edhe në këtë qytet, sikundër që është zotuar që bizneseve do t’iu dilet në ndihmë në çdo kërkesë të tyre!

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot së bashku me kyeministrin Hoti, ministrat Abrashi dhe Mustafa ishim në vizitë tek disa biznese dhe fermerë në Dragash.

Prioriteti im është sektorin privat, si sektori i vetëm mbi të cilin bazohet zhvillimi ekonomik.

Nga afër u njoftuam me dinamikën e punës, nevojat dhe kërkesat e këtyre bizneseve dhe fermerve, si kompani shembull në regjionin e Prizrenit.

Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë i siguroj të gjithë qytetarët e Dragashit se dora e shtetit do të ndjehet edhe në këtë qytet, sikundër që zotohem që bizneseve do t’iu dalim në ndihmë në çdo kërkesë të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat