Shqipëria arrestoi veteranin e UÇK-së me flet-arrest serb, reagon Kurti

Aktuale

Shqipëria arrestoi veteranin e UÇK-së me flet-arrest serb, reagon Kurti

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Policia shqiptare ka ndaluar sot sipas një flet-arresti të Serbisë, veteranin e UÇK-së, Murtez Kastratin nga Lipjani.

Të papranueshëm dhe të padrejtë, këtë veprim e ka quajtur Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Kurti ka kërkuar që të largohen nga puna menjëherë policët, që sipas tij e kryen këtë “akt anti-kombëtar”.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Shteti ynë amë – arreston Veteranin e UÇK-së, Murtez Kastrati – sipas letër arrestit të shtetit Serb!

Ta arrestosh Ushtarin tënd të Lirisë/ UÇK-së, nën kërkesën e një shteti i cili e masakroi brutalisht popullaten tënde civile (masakroi shqiptarë– është një akt skandaloz dhe i papreçedentë deri më tani, kjo ndodh vetëm tek Shqiptarët. Turp mbi qeverinë dhe policinë shqiptare.

Është tërësisht e papranueshme dhe e padrejtë që një shtet terrorist si ai i Milloshevicit dhe pasardhësit të tij Vuqiçit, të kërkojnë ekstradimin e njerëzve të pafajshëm të Kosovës duke keqpërdorur një Organizatë Ndërkombëtare siç është edhe Interpoli!

Republikanet e Kosovës, kërkojnë lirimin e menjëhershëm të veteranit të UÇK-së Murtez Kastrati. Dhe të largohen menjëherë nga puna policët të cilët kryen këtë akt anti-Kombëtar.

FK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat