Zemaj vizitë në Aeroportin e Prishtinës: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë - Bota Sot
Zemaj vizitë në Aeroportin e Prishtinës: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë

Aktuale

Zemaj vizitë në Aeroportin e Prishtinës: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë

Nga: A.SH Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:15
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Aerportin e Prishtinës. Ai nga atje ka paralajmëruar se ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë.

“Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!

Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!

#QeveriaHoti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat