Prishet ashensori në Klinikën e Pulmologjisë, pacientët me koronavirus në katin e 2-të

Aktuale

Prishet ashensori në Klinikën e Pulmologjisë, pacientët me koronavirus në katin e 2-të

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK është prishur ashensori.

Një defekt i tillë ka vështirësuar edhe transportimin e bombolave të oksigjenit për në katin e dytë ku edhe po trajtohen pacientë të infektuar me COVID-19.

Një prishje e tillë e ashensorit duket të jetë shkaktuar nga peshat e rënda të bombolave të oksigjenit të cilat barten në mënyrë të vazhdueshme.

Në Klinikën e Pulmologjisë sipas të dhënave të sotme të SHSKUK-së janë të shtrirë gjithesejtë 94 pacientë, 2 janë duke u trajtuar me CPAP dhe 84 me oksigjenoterapi.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që është prishur ashensori në këtë klinikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat