Pse arrestimi i veteranit në Tiranë krahasohet me vdekjen e Ahmet Krasniqit?

Aktuale

Pse arrestimi i veteranit në Tiranë krahasohet me vdekjen e Ahmet Krasniqit?

Nga: H.O. Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:55
Ilustrim

Policia shqiptare ka ndaluar sot sipas një flet-arresti të Serbisë, veteranin e UÇK-së, Murtez Kastratin nga Lipjani.

Mëngjesin e sotëm policia e Shqipërisë në bazë të urdhërarrestit të Serbisë të dorëzuar në INTERPOL, kishte ndaluar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastratin.

Pas këtij veprimi njohësi i ҫështjeve politike nga Shqipëria, Rexhep Shahu thotë se kjo është një sjellje brutale e shtetit të Shqipërisë, policisë së Tiranës dhe pabesi e Tiranës ndaj ushtarëve të lirisë.

“Është sjellje brutale e shtetit të Shqipërisë, e policisë së Tiranës, është servilizëm i kulluar i Tiranës ndaj Beogradit, inferioritet i Tiranës, pabesi e Tiranës ndaj ushtarëve të lirisë. Nëse ushtarët e lirisë nuk kanë shpinën e ngrohtë në Shqipëri ku duhet ta kenë. Kjo të kujton vrasjen e ministrit të Kosovës, Ahmet Krasniqi në Tiranë. Tirana e majtë politike bie në gjunjë para Beogradit historikisht. Nëse nuk e mbron ushtarin e UÇK mos e dorëzo, kjo është më e pakta që kërkohet e duhet bërë”, thekson Shahu për “Bota sot”./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat