Policia përzë pushuesit nga Batllava, ka të atillë që nuk besojnë në ekzistencën e virusit

Aktuale

Policia përzë pushuesit nga Batllava, ka të atillë që nuk besojnë në ekzistencën e virusit

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:46
Foto

Për përhapjen e virusit nuk u shqetësuan fare një numër i qytetarëve që për vikend ia mësyen Liqenit të Batllavës.

Për më tepër, ata as nuk respektuan distance sociale e as nuk mbanin masa mbrojtëse.

U desht ndërhyerja e policisë për t’i shpërndarë.

Madje fajin për grumbullin e njerëzve dikush po ua lë masave që ka marrë qeveria.

Gjithashtu në mesin e tyre kishte edhe persona që nuk besojnë në ekzistencën e virusit.

Por, policia nuk shqiptoi dënim ndaj masave anti-pandemi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat