Avdullah Hoti, kryeministri i parë në rajon me COVID-19: Si do të ndikohet agjenda e tij?

Aktuale

Avdullah Hoti, kryeministri i parë në rajon me COVID-19: Si do të ndikohet agjenda e tij?

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:51
Avdullah Hoti

Media mëson se të gjithë personat që ishin në ekspeditën e kryeministrit Avdullah Hoti pritet të bëjnë testin për Covid-19.

Një burim nga Qeveria e Kosovës thekson se i gjithë ekipi i kryeministrit dhe qeverisë po planifikojnë të bëjnë testin. Një pjesë e tyre do ta bëjnë testin sot dhe një pjesë tjetër nesër.

Hoti bëhet kryeministri i dytë në Ballkan, i cili u infektua nga virusi Covid-19. Kjo pas kryeministrit të Federatës së Bosnje Hercegovinës, Fadil Novaliq, i cili u prek me koronavirus në korrik.

Ky zhvillim pa dyshim se do të ndikojë shumë ne agjendën e shefit të ekzekutivit.

Hoti nuk do të mund të jete pjesë e një udhëtimi zyrtar në Gjermani, i cili ishte planifikuar të ndodh gjatë kësaj jave.

Mbetet pezull nëse kryeministri do ta kapërcejë koronavirusin, për të vazhduar agjendën e bisedimeve, qoftë me takime në Bruksel ose edhe vizitën e planifikuar për në Washington.

“Besojmë se kryeministri do të jetë mirë, ndërsa vizitat shpresojmë t’i shndërrojmë në komunikime online”, theksoi burimi.

Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Duke thënë se sot e ka bërë testin për Covid-19, deri tani nuk ka shenja, përveç një kolle shumë të lehtë.Ai ka deklaruar se nga sonte është në izolim për dy javët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat