Isa Mustafa e humb kontrollin, e quan Mimoza Kusarin xhelate: Nuk do t’i hajë

Aktuale

Isa Mustafa e humb kontrollin, e quan Mimoza Kusarin xhelate: Nuk do t’i hajë

Nga: M.H Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:02
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me kërcënimin që Kusai-Lila ia drejtoi kryeminsitrit Hoti pasi doli me COVID-19 sot në mëngjes.

Mustafa shprehët që është edukatë familjarë që të respektojmë të sëmurin dhe jo që në mëngjes të kërcënosh siç është rasti për Hotin nga deputetija Kusari-Lila transmeton “Bota sot”.

Mustafa përfundon duke thënë që strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.

Postimi i plotë

Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat