Erdogani e thërret Thaçin në telefon, Presidenca e Turqisë tregon se çfarë biseduan

Aktuale

Erdogani e thërret Thaçin në telefon, Presidenca e Turqisë tregon se çfarë biseduan

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:39
Arkiv

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke ia uruar atij festën e Kurban Bajramit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, përpos bisedës së zhvilluar me Thaçin, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, presidentin e Afghanistanit, Ashraf Ghani dhe presidentin e Indonesisë, Joko Widodo.

Liderët kanë theksuar angazhimin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit për çështjet rajonale, thotë njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat