E rëndë, dëshmitarët tregojnë si e nxorën të riun nga liqeni i Radoniqit, por nuk mbijetoi

Aktuale

E rëndë, dëshmitarët tregojnë si e nxorën të riun nga liqeni i Radoniqit, por nuk mbijetoi

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një i ri nga fshati i Rastovicë i Deçanit, ka humbur dje jetën tragjikisht.

Azgon Selmanaj ka vdekur dje në Liqenin e Radoniqit. Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

“Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat