Abazi me akuza të rënda ndaj Mustafës: Urdhëroi Qunin për ta rrëzuar Kurtin për ta mbrojtur sekretin dhe tradhtinë e tij - Bota Sot
Abazi me akuza të rënda ndaj Mustafës: Urdhëroi Qunin për ta rrëzuar Kurtin për ta mbrojtur sekretin dhe tradhtinë e tij

Aktuale

Abazi me akuza të rënda ndaj Mustafës: Urdhëroi Qunin për ta rrëzuar Kurtin për ta mbrojtur sekretin dhe tradhtinë e tij

Nga: A.Zh Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:45
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës, pasi ky i fundit e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën “xhelate”.

Abazi ka akuzuar Mustafën se kishte urdhëruar Anton Qunin që të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit, për ta krijuar “qeverinë kuislinge të Hashim Thaçit”, përcjell Bota sot.

Ai më tej e ka quajtur të parin e LDK-së “Duce të Prapashticës", duke thënë se rrëzoi qeverinë e Kurtit, për të ruajtur sekretin e 3% dhe Dardania Bankës dhe tradhtinë kundër ish-presidentëve Ibrahim Rugovs dhe Fatmir Sejdiu.

Reagimi i Abazit në Facebook:

Kjo është shkarje serioze por vazhdimësi kërcënuese e shantazhuese e tipit të Duces, po Benitos nga Prapashtica që në mes të pandemisë kishte ngritur dorën për t’i dhënë urdhër Anton Çunit të shkelte me “tankset virtuale” ( Lexo: Selmanaj) mbi Vjosa Osmanin dhe ta rrëzonin qeverinë legjitime për ta krijuar një marionetë qeveri kuislinge të Thaçit dhe kompanisë profitabile, të mbështetur nga një makineri propaganduese me profila fake te dehur me vodkën e importuar dhe veshur me markat e mallrave të falsifikuara po ashtu të importuara nëpërmjet apo për rreth terminaleve doganore e kompanitë e sigurimit ku krimi bashkëjeton e bashkëlulëzon. Po i bie qeveri e krimit dhe harmonikës.

Atëbotë Duce nga Prapashtica nuk donte të dëgjonte për pandeminë, sëmundjet e qytetarëve, e as edhe për akuzat e kota të Thaçit e kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti. Duce nga Prapapshtica kishte futur veshët në lesh dhe orkestronte degergjikun e rrëzuarjes së qeverisë për interesat e tij, për të ruajtur sekretin e 3% dhe Dardania Bankës dhe tradhtisë kundër Rugovës dhe tradhtinë kundër Sejdiut dhe në fund tradhtisë kundër vullnetit qytetar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat