Thaçi i uron shërim të shpejtë Avdullah Hotit - Bota Sot
Thaçi i uron shërim të shpejtë Avdullah Hotit

Aktuale

Thaçi i uron shërim të shpejtë Avdullah Hotit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:24
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit, Avdullah Hoti, meqë ky i fundit mbrëmë lajmëroi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’, Thaçi derisa ka uruar Hotin që të shërohet nga COVID-19, iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet”, ka shkruar Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat