Hoti i përgjigjet edhe Haradinajt, ja çka paralajmëron për këtë javë - Bota Sot
Hoti i përgjigjet edhe Haradinajt, ja çka paralajmëron për këtë javë

Aktuale

Hoti i përgjigjet edhe Haradinajt, ja çka paralajmëron për këtë javë

Nga: A.Zh Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:31
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, i është përgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt, i cili i ka veprime konkrete për rimëkëmbje ekonomike.

HHoti ka theksuar në një postim në Facebook, se Qeveria mbetet e fokusuar në luftën kundër Koronavirusit dhe në rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka siguruar se sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit, do të bëhet pagesa e pagave të mbetura në gjysmë. Ai shpreson që Kuvendi gjatë kësaj jave të miratojë edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij:

Qeveria mbetet e fokusuar në dy prioritetet e saj, lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Pavarësisht zhvillimeve, dinamika e punës së Qeverisë nuk do të ndikohet.

1. Lufta kundër COVID-19: Sot mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion në kuadër të Planit të Reagimit Kombëtar, që ka për qellim bashkërendimin e punës të të gjitha institucioneve të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i SHSKUK-së janë duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet për krijimin e shtretërve shtesë për rastet që mund të paraqiten. Po punojmë edhe me donatorë dhe vende mike për të krijuar këto kapacitete sa më parë, përfshirë edhe kapacitetet testuese shtesë. Së shpejti licencohen edhe spitalet-laboratorët private për të kryer testime. Mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdoje pa pardon.

2. Rimëkëmbja ekonomike: Ministrat e resorëve ekonomik kanë marrë detyrat për të bërë përgatitjet për zbatim të masave për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Sapo të hynë në fuqi ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura përgjysmë. Presim që Kuvendi të miratojë këtë javë edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të te gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike.

Krahas këtyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë për shkak të qasjes konstruktive, të matur dhe të koordinuar me miqtë tanë sa i përket dialogut, marrëdhënieve regjionale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat