Alarmante: Mbi 10 të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë - Bota Sot
Alarmante: Mbi 10 të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Aktuale

Alarmante: Mbi 10 të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:43
Foto

Kosova po ballafaqohet me numër të madh të rasteve të infektuar me COVID-19 dhe numër të madh të të vdekurve numër që ka arritur në 249.

Burime të medias brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëjnë me dije se edhe gjatë ditës së sotme numri i të vdekurve pritet të jetë i nivelit të njëjtë me ato të ditëve të kaluara.

Sipas këtyre burimeve sot pritet të jenë mbi 10 të vdekur.

Vetëm gjatë këtyre ditëve kur edhe është shënuar edhe numri më i lartë në 16 i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus, është tejkaluar numri i 50 viktimave

Qeveria është e shqetësuar me bilancin shqetësues dhe mosrespektimin e masave dhe rregullores së qeverisë nga sektori privat.

Gjatë kësaj jave qeveria pritet të ketë koordimin të plotë me ekspertët dhe të vendoset nëse inspektimi dhe dënimet po sjellin rezultate.

Nuk përjashtohet mundësia që të propozohet edhe një mbyllje e plotë, në mënyrë që të vendoset situata në kontroll.

Publikimi i rezultateve të reja nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për gjatë 24 orëve pritet të bëhet në orën 15.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat