Besa Gaxherri kapet keq me Mimoza Kusarin, i thotë jeni të gatshëm të shkelni mbi kufoma për ta arrit pushtetin

Aktuale

Besa Gaxherri kapet keq me Mimoza Kusarin, i thotë jeni të gatshëm të shkelni mbi kufoma për ta arrit pushtetin

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:50
Besa Gaxherri, Mimoza Kusari-Lila

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrëmë konfirmoi se ka dalë pozitiv me koronavirus. E gjatë ditës, deputetja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kërkoi shkarkimin e qeverisë Hoti sipas saj, për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Gaxherri teksa flet për deklaratën e Kusari-Lilës e sheh si të rrezikshme për shoqërinë. Sipas saj, personat që kanë këtë mendësi, ‘janë të gatshëm të shkelin mbi kufoma për ta arrit pushtetin’.

‘’Njerëzve që ju mungon humanizmi dhe solidarizimi së paku në  sëmundje si rasti i pandemisë botërore, janë të rrezikshëm për shoqërinë. Ata janë në gjendje ta përdorin edhe sëmundjen, bile janë të gatshëm të shkelin mbi kufoma për ta arrit pushtetin.Janë për të ardhur keq për ta.’’ përfundon Gaxherri.

Kujtojmë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së deputetes së VV-së Mimoza Kusari-Lila.

Mustafa ka thënë se kërcënimi për shkarkim të kryeministrit veç pse ka dalë pozitiv me Covid-19, është kanibalizëm politik. Kreu i LDK-së e ka quajtur edhe xhelate kryetaren e Alternativës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat