Pesë vite nga Gjykata Speciale, Tomë Gashi reagon si asnjeherë tjetër, akuzon deputëtët që e votuan - Bota Sot
Pesë vite nga Gjykata Speciale, Tomë Gashi reagon si asnjeherë tjetër, akuzon deputëtët që e votuan

Aktuale

Pesë vite nga Gjykata Speciale, Tomë Gashi reagon si asnjeherë tjetër, akuzon deputëtët që e votuan

Nga: A.J Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:08
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në pesë vjetorin e votimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi I Kosovës ka reaguar pëermes një postimi në facebook ku ka thenë se Gjyakata e votuar nga vetë depuetet e Kuvendit është gjykatë është kundër popullit shqiptarë në përgjithësi, kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Gashi ka shkruar se kjo Gjykatë është votuar duke u keqpërdorur lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë UÇK-ja.

Postimi I plotë:

SOT 5 VITE NGA VOTIMI I GJYKATËS SPECIALE

Para 5 viteve 82 deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan Gjykaten Speciale, e cila Gjykatë është kundër popullit shqiptarë në përgjithësi, kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Kjo Gjykatë është votuar duke u keqpërdorur lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë UÇK-ja.

Në të njejten seancë të Parlamentit të Republikës së Kosovës nuk u votua Rezoluta për njohjen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Atë ditë 82 deputetët e Republikës amnestuan krimet e Ushtrisë dhe Policisë serbe të kryera kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë.

Themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së është vendimi më i dëmshëm i mundshëm kundër shtetit të Kosovës.

Fatkeqësisht shumica e deputetëve në këtë seancë tragjike, me pasoja historike ishin shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat