Shtatë raste të reja të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë - Bota Sot
Shtatë raste të reja të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Shtatë raste të reja të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:11
Foto

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar edhe shtatë raste të vdekjes gjatës 24 orëve.

Numri total i vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 ka shkuar në 256.

Sipas njoftimit nga IKSHPK viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Njoftimi nga IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat