Thaçi kujton loken e UÇK-së, njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë - Bota Sot
Thaçi kujton loken e UÇK-së, njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë

Aktuale

Thaçi kujton loken e UÇK-së, njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë

Nga: A.J Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:49
Aze Ibrahimaj

Presidenti I vendit Hashim Thaçi në vazhdën e kujtimit për njerëzit e pa harrueshëm, sot ka zgjedhur të kujtoj nënëloken e madhe Aze Ibrahimaj, nënën e Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie.

Thaci përmes një postimi në facebook ka shkruar se nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë. Ata shkonin të rraskapitur, çlodheshin, ushqeheshin dhe më pas vazhdonin rrugën drejt fronteve të luftës. Gjithmonë në duar të sigurta.

E kujtoi rastin kur së bashku me Kadriun, Luanin dhe Shkëlzenin qëndruam në një acar dimri aty. Po ashtu, në familjen Ibrahimaj qëndruan shumë herë edhe Fehmiu e Xheva.

Postimi I plotë:

#Njerëztëpaharrueshëm 🇽🇰

U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Aze Ibrahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie.

Shtëpia e Ibrahimajve ishte një ndër bazat më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarë, veprimtarë dhe vullnetarë të të gjitha trevave të Kosovës qëndruan në këtë familje, qoftë në rrugën e nisjes ose të kthimit, gjatë përpjekjeve për forcimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë. Ata shkonin të rraskapitur, çlodheshin, ushqeheshin dhe më pas vazhdonin rrugën drejt fronteve të luftës. Gjithmonë në duar të sigurta.

E kujtoi rastin kur së bashku me Kadriun, Luanin dhe Shkëlzenin qëndruam në një acar dimri aty. Po ashtu, në familjen Ibrahimaj qëndruan shumë herë edhe Fehmiu e Xheva.

Forcat serbe nuk u mjaftuan me shuarjen e jetës së nënëlokes Aze. Ata e masakruan pas vrasjes, në shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj familjeje, e cila gjithmonë ishte derëhapur dhe e angazhuar me të gjithë anëtarët e familjes në lëvizjen kombëtare.

Më rastin e 22 vjetorit të vrasjes, nënëloken Aze e dekorova me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi emrit dhe veprës së heroinës Aze Ibrahimaj. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat