Kurti takon të mbijetuarën e vetme të familjes Elshani, e cila i shpëtoi masakrës së Poklekut

Aktuale

Kurti takon të mbijetuarën e vetme të familjes Elshani, e cila i shpëtoi masakrës së Poklekut

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 16:31
Albin Kurti dhe Teuta Elshani

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka takuar sot, Teuta Elshanin të mbijetuarën e vetme të masakrës së Poklekut të Vjetër.

“Për çdo vit vjen në Kosovë nga dashuria për vendlindjen e me ngushëllimin e vetëm që gjyshja Naile në çastet e fundit të jetës së saj nuk kishte qenë në dijeni se një ditë më parë ia kanë vrarë djalin e katër nipat”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Më 17 prill 1999, forcat serbe në masakrën e Poklekut të Vjetër vrasin shkrimtarin Ymer Elshani, bashkëshorten e tij Nafijen, katër djemtë Ardianin (25 vjeç), Miranin (20), Kujtimin (15) e Nderimin (10), si dhe kunatën e tij Shukrijen. Të nesërmen ia vrasin edhe nënën Nailen, motrën e heroit Fazli Greiçevci.

Teuta Elshani ka shpëtuar atë ditë sepse ishte studente e kimisë në Prishtinë. E mbijetuara e vetme e familjes nga Korrotica e Ulët e Drenasit, që prej 20 vjetësh, jeton në Atlanta të ShBA-ve. Ajo ka katër fëmijë: Ejonën, Erën, Miranën dhe Ardianin. Për çdo vit vjen në Kosovë nga dashuria për vendlindjen e me ngushëllimin e vetëm që gjyshja Naile në çastet e fundit të jetës së saj nuk kishte qenë në dijeni se një ditë më parë ia kanë vrarë djalin e katër nipat.

Nga shtëpia botuese “Meshari” dhe nën përkujdesjen e Teutës është botuar kompleti i veprave prej 11 vëllimesh (poezi e romane për fëmijë dhe tregime) i babait të saj, shkrimtarit tonë, Ymer Elshanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat