Veliu: Do të vendosim masa adekuate që janë në proporcion me situatën aktuale - Bota Sot
Veliu: Do të vendosim masa adekuate që janë në proporcion me situatën aktuale

Aktuale

Veliu: Do të vendosim masa adekuate që janë në proporcion me situatën aktuale

Nga: E.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:21
Foto nga takimi

Agim Veliu në cilësinë e koordinatorit të Grupit Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), sot ka mbajtur takim për të diskutuar rreth menaxhimit të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

Veliu ka thënë se do të vendosin masa adekuate që janë në proporcion me situaten aktuale, shkruan “Bota Sot”.

Në këtë takim, gjithashtu, u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente.

Postimi i plotë:

Në cilësinë e koordinatorit të Grupit Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), sot kam mbajtur takimin e radhës, ku diskutuam rreth menaxhimit të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

Si grup do të vendosim masa adekuate që janë në proporcion me situatën aktuale, por gjithmonë duke pasur parasysh edhe aspektin dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

Ndërsa, ky takim u mbajt mbi bazën e kërkesës së Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar.

Ministria e Punëve te Brendshme ka potencial dhe kapacitete si njerëzore por edhe logjistike për të menaxhuar dhe zbatuar në përpikëmëri këtë plan, duke u bazuar në kapacitetet dhe përvojën që ka si në Policinë e Kosovës, ashtu dhe me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Në këtë takim, gjithashtu, u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente dhe ato që janë në kompetencë të këtij grupi, në mënyrë që shumë shpejtë të mbahet mbledhja e radhës dhe të merren vendimet për kërkesat që janë të domosdoshme në funksion të menaxhimit të kësaj situate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat