Haradinaj ndan medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Smajl Latifi dhe Shkumbin Demaliaj

Aktuale

Haradinaj ndan medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Smajl Latifi dhe Shkumbin Demaliaj

Nga: E.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:59
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar familjen Latifi, , familjen Demaliaj në Strellc dhe familjen Selmanaj në Rastavicë.

Haradinaj ka thënë se me këto familje i ka bashkuar Lufta Çlirimtare, shkruan “Bota Sot”.

Kreu i AAK-së ka ndarë dhimbjen për humbjen e familjarëve të tyre, dhe gjithashtu ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kryetarin e Rahovecit.

Postimi i plotë:

Vizitë ngushëlluese në familjen Latifi në Ratkoc, familjen Demaliaj në Strellc dhe familjen Selmanaj në Rastavicë. Me këto familje na lidhi ngushtë Lufta Çlirimtare. Sot ndava dhembjen me ta, pas humbjes së më të dashurve të tyre, me shpresë që në këto familje tani e tutje të ketë vetëm gëzime.

Me këtë rast, ndava medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kryetarin e Rahovecit z. Smajl Latifi dhe deputetin Shkumbin Demaliaj, për kontributin e tyre për lirinë dhe ndërtimin e vendit.

RH

Vizitë ngushëlluese në familjen Latifi në Ratkoc, familjen Demaliaj në Strellc dhe familjen Selmanaj në Rastavicë. Me...

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, 3 August 2020
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat