Zemaj kërkon mbështetje: Jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë - Bota Sot
Zemaj kërkon mbështetje: Jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë

Aktuale

Zemaj kërkon mbështetje: Jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë

Nga: E.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 19:43
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me këresë të kryeministrit Hoti, sot është mbajtur takimi i grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Zemaj ka thënë se si Ministri e Shëndetësisë kanë kërkuar mbështetje, për shkak se ai thotë se janë në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.

#QeveriaHoti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat