“Bie në minat e veta”, ja çfarë e kishte paralajmëruar Rexhep Selimi para 5 vitesh Hashim Thaçin?

Aktuale

“Bie në minat e veta”, ja çfarë e kishte paralajmëruar Rexhep Selimi para 5 vitesh Hashim Thaçin?

Nga: BS Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:29
Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në facebook ka kujtuar ditën kur u formua 5 vite më parë Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot, më 3 gusht 2020, u bënë 5 vjet nga dita kur u ndryshua Kushtetuta e Kosovës në Kuvend për t'i bërë vendin e shtruar rrugën Gjykatës Speciale. Sot, 5 vjet më vonë, ne Lëvizja Vetëvendosje, kemi të njëjtin qëndrim. Por, a thua çfarë mendimi kanë sot ata deputetë (veteranë të luftës) që e votuan specialen atë ditë? Po vetë ai që e solli në Kuvend, kryeministri i atëhershëm (presidenti aktual Thaçi) që i detyronte deputetët që ta formojnë këtë gjykatë, çka mendon sot? Nuk besoj që mendojnë njëjtë, sidomos presidenti që duket se nuk ka besuar që edhe ai vetë do të “bie në minat e veta”. Thaçi si kryeministër, atëherë thoshte së Gjykata Speciale e pastron UÇK-në. A mendon edhe sot ai se thirrja e tij në Hagë e pastron UÇK-në? Ai thoshte atëherë se kjo gjykatë do të merret vetëm me individë e jo me me luftën e UÇK-së. A u përgjigj atje si individ pra?”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në facebook, përcjellë "Bota Sot”.

Por çfarë kishte deklaruar 5 vite më parë Rexhep Selimi, në ditën kur ishte votuar Gjykata Speciale?

Të gjithë e mbajnë mend fjalimin e Rexhep Selimit më 3 gusht të vitit 2015, dita kur u votua Gjykata Speciale, ky Selimi ishte njëri ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të formimit të Gjykatës Speciale.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat