Haxhiu: Maskat në Kosovë janë bërë biznes, askush se garanton cilësinë e tyre

Aktuale

Haxhiu: Maskat në Kosovë janë bërë biznes, askush se garanton cilësinë e tyre

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:36
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se qeveria aktuale dhe ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Haxhiu në “Debat Plus” ka thënë se maskat në Kosovë janë bërë biznes.

“Çfarë garancioni kemi për këto maska. Kush i ka prodhuar këto maska që gjenden në treg?!”, tha ai.

Haxhiu thotë se maskat duhet të licencohen bashkë me kompanitë që i sjellin në Kosovë.

“90 për qind e maskave që po vijnë në Kosovë janë prodhim kinez. U mbetet institucioneve ta vlerësojnë cilësinë e tyre”.

Ai thotë se ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka refuzuar një donacion të maskave pasi nuk kishin plotësuar kriteret e cilësisë.

Deputeti i PDK-së thotë se situata momentale po menaxhohet vetëm falë investimeve të PDK-së në shëndetësi dhe personelit të mirë shëndetësorë.

“Edhe kjo qeveri edhe ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi ndër të tjera Bekim Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat