Krasniqi: Edhe nëse mbyllemi ka rrezik që të kemi rezultate të njëjta

Aktuale

Krasniqi: Edhe nëse mbyllemi ka rrezik që të kemi rezultate të njëjta

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:42
Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing se mbyllja nuk është më opsion për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të u përmbahen masave të rekomanduara, në mënyrë që të kemi përhapje të kontrolluar të virusit.

“Mos u futni në ambiente të mbyllura pa maskë. Mbani distancën kur jeni në  ambient të hapur. Këto janë rregullat kryesore”, ka thënë ai.,

Ai ka treguar se opsioni i mbylljes totale nuk do të kishte efekt, ndërsa do të ishte edhe lajm i keq për ekonominë.

Krasniqi po ashtu tha se po diskutohet ideja e ndërtimit të së paku dy spitaleve tjera për pacientët me Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat