Deputeti i PDK-së përplaset me deputeten e LVV-së për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme - Bota Sot
Deputeti i PDK-së përplaset me deputeten e LVV-së për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Aktuale

Deputeti i PDK-së përplaset me deputeten e LVV-së për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:10
Bekim Haxhiu dhe Mulhaxha-Kollçaku

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu është përplasur në “Debat Plus” me deputeten e Vetëvendosjes për çështjen e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Haxhiu ka thënë se personalisht para një muaji ka qenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

“Duhet ta kuptojmë  çdonjëri që gjendje e jashtëzakonshme nuk nënkupton mbyllje por kufizime të caktuara. Ka mundësi që shteti gjatë kësaj gjendje të ndihmojë qytetarët dhe bizneset”, tha deputeti i PDK-së.

Ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes e cila ka thënë si mund ta justifikoni “kërkesën e Presidentit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kohën kur shifrat e të prekurve nuk kanë qenë as dy shifrore”.

Haxhiu i është përgjigjur duke i thënë Kollçakut se “ju nuk mund të ekzistoni pa Presidentin”.

“Ju as frymë pa Presidentin nuk mund të merrni. A-ja dhe Zh-ja e juaja në debate është Presidenti”, ka vijuar me tej Haxhiu.

Mulhaxha-Kollçaku i ka reaguar duke i thënë “Presidenti është lideri juaj dhe ju i jeni referuar gjendjes së jashtëzakonshme pse e ka përmendur ai dhe nuk jeni distancuar”.

Deputetja e LVV-së ka vazhduar më tej akuzat ndaj deputetit të PDK-së duke i thënë “ju na keni sulmuar për masat kufizuese në kohën kur ju keni kërkuar kufizime ekstreme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat