Skandali i IKSHPK-së: Gjithkush ka të drejtë të infektohet!

Aktuale

Skandali i IKSHPK-së: Gjithkush ka të drejtë të infektohet!

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në reagimin e fundit mund të themi se ka bërë një skandal.

Mbrëmjen e së hënës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në një reagim ku i doli në mbrojtje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pse nuk është vetizolua pasi që kishte bërë testin për koronavirus ku edhe rezultoi pozitiv, ndër të tjerash në reagim ka bërë edhe një lapsus apo edhe mund të cilësohet si skandal.

Ndër të tjerash në këtë reagim thuhet se “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, e që do të duhej të ishte “Gjithkush mund të infektohet”.

Kjo fjali e IKSHPK-së ka marrë reagime të shumta nëpër rrjetet sociale.

Edhe pas më shumë se një ore qëkur IKSHPK-ja e ka bërë këtë reagim, kjo fjali nuk është përmirësuar, pra nuk është edituar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat