A e dini sa e pasur është Mimoza Kusari Lila?

Aktuale

A e dini sa e pasur është Mimoza Kusari Lila?

Nga: H.O. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:13
Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari Lila është bërë shumë e zëshme ditët e fundit me akuzat drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti. Mimoza Kusari është deputete në Kuvendin e Kosovës, derisa dikur kishte edhe pozita ministrore.

Duke qenë si e tillë ajo ka deklaruar pasurinë e saj pranë Agjencionit Kundër Korrupsionit. Kusari Lila ka deklaruar se posedon banesë 200 mijë euro dhe një shtëpi në vlerën 70 mijë euro.

Bashkëshorti i saj posedon një veturë  GLK Mercedes në vlerën 12.200 euro. Derisa nuk mban para në bankë si kursime, ajo duket se është e zhytur në borxhe. Kështu mbi 36 mijë euro janë borxhet e saj.

Ndërkaq të hyrat vjetore të saj janë mbi 38 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat