Kështu e uron Thaçi nënën e tij për ditëlindjen e 83-të

Aktuale

Kështu e uron Thaçi nënën e tij për ditëlindjen e 83-të

Nga: A. J Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:20
Hashim Thaçi me nënen e tij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka zgjedhur ta uroj nenën e tij më rastin e ditëlindjes se 83-të të saj. Thaçi si asnjëherë tjetër ka shkruar fjalët më domethënëse për ene e tij e cila thotë se e rriti me aq mund.

Thaçi ka shkruar se nëna sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.

Postimi i plotë:

Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të

 

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.

 

Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.

 

Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.

 

Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat