Komandanti i Luftës se Koshares Hisen Berisha përmes një postimi në facebbok ka reaguar ë lidhje më politizimin dhe përfitimin edhe në fatkeqësi siç e ka quajt ai nga politikbërsët kosovare.
Nuk dihet nëse direkt e ka pas fjalën për Vjosa Osmanin, por më poshtë ka shkruar se institucioni i kryetarit të Kuvendit të Republikës nuk është mekanizmi që ngrit pagat, por është shndërruar në pozitën e cila po i shërben vetëm një individi.
Virusi Corona vret, politikanët kërcënojnë me kërkesa materialiste.
Postimi i plotë:
Politizimi dhe përfitimi edhe në fatkeqësi, turp apo patriotizëm!
Në ditët e sotme njeriu në Kosovë trishtohet jo vetëm nga pandemia Covid-19 por nga politikbërset kosovare.
Ne e pamë sot një protestë të infermierëve (në përputhje me rregullat për distancën) me kërkesë për me ua rritë pagesat e ndërrimit të natës (e drejtë) dhe menjëherë prej protestës organizatorin e pret kryetarja e kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lindë pyetja: Si ka mundësi që krye parlamentarja jonë të organizoj grevë duke i larguar infermieret nga repartet me kërkesa materiale, tani në kohen kur qeveria e kaloj në kuvend shtesën në pagë prej 300€?
Për më tepër ketë ta shesin si përkujdesje ndaj infermierisë.
Përfundimisht institucioni i kryetarit te kuvendit të Republikës nuk është mekanizmi që ngrit pagat, por është shndërruar në pozitën e cila po i shërben vetëm një individi.
Virusi Corona vret, politikajt kërcënojnë me kërkesa materialiste!!!
Turp, apo patriotizëm modern ky mbetet të vlerësohet!