BE i dhuron respiratorë Kosovës, Zemaj: Faleminderit për ndihmën ndaj koronavirusit

Aktuale

BE i dhuron respiratorë Kosovës, Zemaj: Faleminderit për ndihmën ndaj koronavirusit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:47
Armend Zemaj

Bashkimi Europian ka dhuruar respirator për Kosovën, ndërsa sot është bërë pranim-dorëzimi i tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur falënderimet ndaj BE’së për ndihmën e vazhdueshme që po bëhet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ky kontingjent i respiratorëve do të ndihmoj shumë çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me jetën nga pandemia Covid-19.

“Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me jetën nga pandemia Covid-19”, ka thënë Zemaj.

Me këtë angazhim do të na lehtësoni luftën ndaj pandemisë Covid-19, do t’ua lehtësoni punën profesionistëve shëndetësor.

“Kjo ndihmë është vlerësim i madh i nevojshëm, i nevojshëm, i domosdodshëm dhe shpresojmë që çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim tepër i arsyeshëm dhe i konsiderushëm për taksapaguesit evropian dhe për ju që po e ndihmoni Republikën e Kosovës. Me këtë angazhim do të na lehtësoni luftën ndaj pandemisë Covid-19, do t’ua lehtësoni punën profesionistëve shëndetësor”, ka thënë tutje Zemaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat