Babai i Kryeshefit të IPK-së ofendon rëndë Mimoza Kusari-Lilën, e quan të poshtër dhe krijesë të ndyrë

Aktuale

Babai i Kryeshefit të IPK-së ofendon rëndë Mimoza Kusari-Lilën, e quan të poshtër dhe krijesë të ndyrë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:21
Haziz Hodaj

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, dje ishte kryelajm në mediat kosovare pasi kërcënoi deputeten Mimoza Kusari-Lila duke thënë se do t’ia mbyll gojën, pas deklaratave të kësaj të fundit që kërkoi shkarkimin e kryeministrit Avdullah Hotit.

Rrugën e tij e ka ndjekur edhe shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, që është babai i Kushtrim Hodajt, ky i fundit u emërua në pozitën e ushtruesit të detyrës së Inspektoratit Policor të Kosovës nga ministri i Brendshëm, Agim Veliu.

Hodaj, e ka quajtur Kusari–Lilën të poshtër dhe krijesë të ndyrë.

“Po, ka të drejtë edhe Mimoza ta shpreh poshtërsinë e vet në fb, pse jo, qysh do ta kuptonim ndryshe se çfarë krijese e ndyer është!”, ka shkruar Haziz Hodaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat