428 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitale

Aktuale

428 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitale

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Numri i personave të infektuar me coronavirus por edhe atyre që po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet regjionale, dita ditës është duke u rritur.

Sipas njoftimit nga SHSKUK-ja, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale janë në trajtim 615 pacientë, prej tyre 428 të konfirmuar me COVID-19.

Në trajtim me respiratorë janë 17 pacientë, 33 janë në trajtim me CPAP dhe 355 në oksigjeno terapi.

Ndryshe sot janë konfirmuar edhe 225 raste të reja me coronavirus, kurse brenda 24 orëve kanë humbur jetën 13 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat