Kryhet Obduksioni, mësohet shkaku i gjashtë vdekjeve të dyshimta në QKUK

Aktuale

Kryhet Obduksioni, mësohet shkaku i gjashtë vdekjeve të dyshimta në QKUK

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Të mërkurën bëhet një muaj kur gjashtë persona vdiqën në rrethana ende të pasqaruar brenda Klinikës Infektive. Vdekja e tyre u cilësia si e dyshimtë nga organet e sigurisë, pasi të gjithë ndërruan jetë në një interval të shkurtë kohor. E dyshimta e para ishin se kanë vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Por mungesa e oksigjenit duket të mos qenë shkas i vdekjes së tyre.

Burime të medias brenda institucioneve të hetuesisë, bëjnë të ditur se vdekjet kanë qenë të natyrshme.

Tashmë obduksioni i viktimave ka përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu.

“Obduksioni ka përfunduar dhe raportin ne do të ia dorëzojmë prokurorit. Në raport tregohet se cili është rezultati i obduksionit ”, potencoi Gërxhaliu.

Por Gërxhaliu nuk ka treguar se çka ka rezultuar nga obduksioni i trupave.

Ky raport i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka arritur të Prokuroria e Prishtinës. Një burim nga ky organ i akuzës thotë se janë në dijeni që ka përfunduar obduksioni, por ende nuk e kanë pranuar.

“U deshtë shumë e ekipe të mjekëve me dhanë mendim profesional dhe kemi kërkuar me u vërtetu shkaku i vdekjes edhe ata a kanë krye punën, por rezultatet nuk i di se kam shkuar në pushim, aparatet janë konfiskuar për me ditë a kanë qenë në gjendje të rregullt a jo”, ka treguar ky burim brenda prokurorisë.

E raportin e autopsisë është duke e pritur edhe Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Ushtruesja e Detyrës së Kryeinspektores, Nora Krasniqi tha se raporti i këtij institucioni do të dorëzohet së shpejti.

Megjithatë, ish-drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se vdekjet kanë ndodh në periudha të ndryshme dhe sipas matjeve të brendshme gjithçka ka qenë në rregull me oksigjenin në natën kritike.

“Na i kemi bërë matjet e brendshme atë natë dhe ka qenë gjithçka ne rregull, edhe vdekjet nuk kanë qenë të njëjtët kohë. Kjo do të vërtetohet edhe me mjekësinë ligjore”, ka theksuar Sejdiu.

Sipas tij objekt i hetimit duhet të jetë edhe mjeku kujdestar, i cili natën kritike e ka thirrë Policinë.

Ndryshe, në orët e parë të 5 korrikut, në Klinikën Infektive në Prishtinë, gjashtë persona të prekur me koronavirus humbun jetën brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Rasti ishte raportuar në orën 1:00 të datës 5 korrik.

Të nesërmen ekipet e Mjekësisë Ligjore, policia e Prokuroria zbarkuan në oborrin e Klinikës Infektive për të kryer veprimet hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat