Kush ishte Qerim Kelmendi, që u vra me breshëri automatiku dhe që e dogjën në veturë, ndërsa sot Thaçi e kujton?! - Bota Sot
Kush ishte Qerim Kelmendi, që u vra me breshëri automatiku dhe që e dogjën në veturë, ndërsa sot Thaçi e kujton?!

Aktuale

Kush ishte Qerim Kelmendi, që u vra me breshëri automatiku dhe që e dogjën në veturë, ndërsa sot Thaçi e kujton?!

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:42
Qerim Kelmendi dhe Hashim Thaçi

Qerim Kelmendi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dega brenda Kosovës dhe së bashku me vëllain e tij, Ibrahimin ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillimet e saj.

Madje, Qerimi kishte thënë se ishte plagosur në gusht vitit 1996, duke qenë kështu i plagosuri i parë i UÇK-së.

Qerim dhe Ibrahim Kelmendi ishin akuzuar për vrasjet e pasluftës në Kosovë, nga dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kreu këto vrasje.

Sipas Mehmetit, vëllezërit Kelmendi kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smail Hajdaraj dhe vrasjen e Tahir Zemajt.

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kishte thënë po ashtu se Qerim Kelmendi dhe vëllai i tij, Ibrahimi, kishin ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, ish-deputet i PDK-së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Këto akuza Qerim Kelmendi i kishte quajtur telenovela

 “Telenovela që po tjerret qe 10 vite! E paska zbulue Makinën me Avull !”, kishte thënë Qerimi.

Qerim Kelmendi u vra para disa muajsh me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjetë totalisht I djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq i Pejës.

Ndërsa sot, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në vazhdën e kujtimeve për njerëz të paharrueshëm ka zgjedh të përkujtoj Qerim Kelmendin.

Thaçi ka shkruar se Qerim Kelmendi ishte një prej veprimtarëve më të hershëm të çështjes kombëtare dhe ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte pjesëmarrës në shumë aksione ushtarake dhe ishte ndër të plagosurit e parë me uniformën e UÇK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat