Zemaj: COVID-19 po e godet secilën grupmoshë

Aktuale

Zemaj: COVID-19 po e godet secilën grupmoshë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:58
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot për vizitë në Shtëpinë e Pleqve në Suharekë.

Zemaj në postimin e tij në Facebook në lidhje me këtë vizitë ka thënë se koronavirusi po godet secilën grupmoshë, por që kategoria më e ndjeshme mbeten të moshuarit.

Tutje, ministri Zemaj ka thënë se kujdesi ndaj kësaj kategorie do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm.

Postimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve!

Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat