Haradinaj për dialogun: Nuk dua të më informoj Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti - Bota Sot
Haradinaj për dialogun: Nuk dua të më informoj Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti

Aktuale

Haradinaj për dialogun: Nuk dua të më informoj Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:28
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk dëshiron të informohet për dialogun Kosovë-Serbi nga Koordinatori Shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, apo edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Nuk dua të më informoj Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti”, thotë ai.

“Dua të jetë njeriu im aty. Nëse gjithçka është në rregull në letra, atëherë i mbështeti. Nuk dua biseda të më tregojnë çfarë po bëjnë. Dua të di vetë. Jemi në shekullin 21. Nuk konfirmohen gjërat me biseda. Nëse nuk jam i sigurt qoftë për një shkronjë, atëherë nuk dua të jepi përkrahjen time. Jemi djegur me shumë gjëra. Fusnota e disa të tjera”, thotë ai.

“Nuk e di ende se çfarë është biseduar në takimin Hoti – Vucic. Takimi zgjati mbi një orë. Aleanca nuk di asgjë rreth takimit”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat