Haradinaj godet LDK’në: Nuk i besoj për dialogun... - Bota Sot
Haradinaj godet LDK’në: Nuk i besoj për dialogun...

Aktuale

Haradinaj godet LDK’në: Nuk i besoj për dialogun...

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:32
Sipas Haradinajt, ai dhe partia e tij janë lënë në terr nga LDK’ja.

Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova nuk e ka luksin ta zëvendësojë lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borrell”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj”.

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet të privatizohet dialogu me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.

Sipas Haradinajt, ai dhe partia e tij janë lënë në terr nga LDK’ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat